Home Kulture Incident në Shkodër/ Bien pjesë të fasadës, lëndohet aktori gjatë interpretimit

Incident në Shkodër/ Bien pjesë të fasadës, lëndohet aktori gjatë interpretimit

Aktori Nikolin Ferketa ka mbetur i lënduar dje në Shkodër, pasi ndërsa po interpretonte në shfaqjen “Mramje Koliqiane” në zonën muzeale të Shkodrës, ka rënë suvaja e një ndërtese të vjetër në rrugë.

Trupa e Teatrit Migjeni ka nisur një tur të shfaqjes “Mramje Koliqiane” me vepra të të madhit Ernest Koliqi, ndërsa shfaqja në Shkodër u mbajt në lagjen historike të qytetit, pasi për shkak të koronaviruit, aktorët nuk mund të luajnë brenda Teatrit.

Fatmirësisht lëndimet që ka marrë aktori nuk kanë qenë të rënda, ndërsa pas incidentit ka kërkuar që institucionet të marrin masa menjëherë dhe se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më.

Drejtoresha e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka,  drejtoi gishtin tek institucionet që ngjarje të tilla të mos ndodhin më jo vetëm për fatin e artistëve, por edhe për shkak se rrezikohen qytetarë të Shkodrës që kalojnë çdo ditë në atë rrugë.