Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve, të enjten e 20 korrikut. Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se dosja e Arben Ahmetajt është tronditëse dhe duhet sqarim. Bardhi nënvizon se mafiozët e inceneratorëve, siç i quajti ai, vijojnë të paguhen nga buxheti i shtetit. Ai kërkoi dakordësi dhe për kërkesën e Rithemelimit për mocion me debat.
‘Opinioni publik gjatë këtyre ditëve është tronditur nga faktet që SPAK ka zbuluar në lidhje me Ahmetaj ndërsa përgjegjësia penale tashmë është çështje drejtësie se prokurorisë ndaj gjykatës. Do të duhet që zv.kryeministri të japë llogari dhe të ofrojmë opinionin publik sesi me paratë e buxhetit të shtetit po financohet arratia e mafiozëve të aferës së inceneratorëve. Edhe pse janë shpallur në kërkim ndërkombëtar ata vijojnë të marrin para nga buxheti i shtetit. Sipas rregullores kërkesë për interpelancë urgjente është e detyrueshme. Ka një kërkesë të një grupi kolegësh për mocion me debat. Gjej rastin të thirret konferenca e kryetarëve në lidhje me diskutimin për aferën e inceneratorëve. Të enjten në votim një ligj siç është legalizimi kanabisit. Diskutimi mbi ligjin e kanabisit është bërë në shkelje të rregullores së Kuvendit.’- tha Bardhi.