Home Politike “Inceneratorët, afera korruptive e shekullit, plehrat groposen”, denoncimi i Kryemadhit: Mbetjet derdhen...

“Inceneratorët, afera korruptive e shekullit, plehrat groposen”, denoncimi i Kryemadhit: Mbetjet derdhen në depozitimin e vjetër të Sharrës. Ndaloni pagesat për kompaninë!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka vijuar sërish me denoncimet për inceneratorin e Tiranës. Në një dalje për mediat, Kryemadhi theksoi se vetëm për muajin dhjetor janë paguar nga bashkia 54 milionë dollarë për inceneratorët.

Mes të tjerash Kryemadhi i bëri thirrje qeverisë që të ndalojë pagesat për kompaninë në fjalë.

“Diferencimi i mbetjeve në burgim është përgjegjësi e bashkisë. I gjithë procesi monitorohet nga bashkia dhe nëse nuk zbatohet, gjobitet nga kryetari i bashkisë. Sipas kontratës, të gjitha mbetjet duhet të diferencohen më pas. dhe pjesa tjetër dërgohet në landfill në pritje të incenerimit. Në tetor të 2021 landfilli, ajo që është e veshur me tesutin jeshil ka qenë zero. Ndërkohë në korrikun e 2022-shit, kjo gropë është e tejmbushur, e cila duhej të mbushej për 30 vite.”, tha Kryemadhi.

Previous articleDani Alves ARRESTOHET në Barcelonë, ja akuza që rëndon mbi futbollistin e njohur
Next article“Kali nuk mbahet nga bishti por nga freri”, Ngjela: PD nuk fiton dot kurrë me ‘non gratën’ kryetar