Home Bota Inaguruan metronë e hapur në Indi me grafiti, arrestohen 4 shkrimtarë italian

Inaguruan metronë e hapur në Indi me grafiti, arrestohen 4 shkrimtarë italian

Katër shkrimtarë italianë u arrestuan në qytetin Indian Ahmedabad për vizatimin e grafiteve në dy vagona të metrosë. Në pranga ka përfunduar 24-vjeçari Gianluca Cudini (Teramo), 29-vjeçari Baldo Sacha
nga Monte San Vito (Ankona), 21-vjeçari Daniele Stranieri (Pescara) dhe 27-vjeçari Paolo Capecci (Ascoli Piceno).

Katër italianët akuzohen se kanë hipur në dy vagona të metrosë në kryeqytetin e Gujarat, mbrëmjen e së shtunës, pak orë para inaugurimit të një dege të re të metrosë nga kryeministri indian Narendra Modi. Akuza për ta është për dëmtim të pronës publike, për një dëm prej 50 mijë rupi (rreth 600 euro) dhe për hyrje në zona jashtë kufijve për publikun.

Shkrimtarët janë në Indi me një vizë turistike njëmujore dhe mbërritën në Mumbai nga Dubai të mërkurën e kaluar. Policia tha për mediat se në banesën e marrë me qira nga grupi u gjetën sprej të shumtë me ngjyra të ndryshme dhe ku u gjurmuan nga efektivët. Sipas një agjenti për mediat, shkrimtarët pretendojnë se i kanë vizatuar muralet dhe etiketat për argëtim.

Previous articleMungesa e fantazisë së opozitës!
Next articleDemokratët kanë përçmim për PL-në dhe Ilir Metën