Home Slideri Inagurohet në Prekaz të Drenicës shtatorja e atdhetarit Ahmet Delia

Inagurohet në Prekaz të Drenicës shtatorja e atdhetarit Ahmet Delia

shtatorjaNga Agim Bajrami / Skulptori Idriz Balani realizon një tjetër vepër me vlerë artistike dhe historike

Në fshatin Prekaz këto ditë u zhvillua ceremonia e inagurimit dhe zbulimit të shtatores së njërit prej figurave më të lakuara të pavarësisë shqipëtare Ahmet Delia. Vetëm pak kilometra nga kompleksi i madh historik , kushtuar luftëtarit dhe heroit të madhë të kosovës Adem Jashari , shtatorja prej bronzi e Ahmet Delisë u vendos jo vetëm për ta përkujtuar këtë luftëtar simbol të qëndresës në shekuj të popullit kosovar , por edhe për ti bërë shoqëri tashmë e tutje familjes Jashari. Që në orët e para të mëngjezit drejt kullës së Ahmet Delisë ( objekt muzeal dhe pikë pelegrinazhi ) u grumbulluan nga të gjitha anët e Kosovës njerëz pa dallim moshe dhe bindjesh politike. I bashkoi në sheshin e kësaj kulle emri i bacës Ahmet, njeriut që e filloi luftën për çlirimin e Kosovës dhe shqiptarisë që në vitet 1870, njeriut i cili udhëhoqi kuvendin e famshëm të Marinës, ai që i doli ball për ballë forcave agresore të Maxhum Pashës , i cili me terror dhe me gjak erdhi për ta nënshtruar Kosovën martire . Ahmet Delia e mbylli jetën e tij në vitin 1912 pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së shtetit shqipëtar, por edhe në prag të coptimit masiv të tij . Ishte koha kur shtetet shoviniste serbo – malazeze në veri dhe ai grek në jug kishin zgjatur kthetrat e tyre drejt tokave shqiptare . Një situatë të tillë dramatike e pasqyroi aq bukur edhe kënga e tre rapsodëve të njohur nga Prekazi ku ndërmjet të tjerave thuhej :
Shkau vjen me topa edhe me taborre
Kosova rënkon me plagë e me vorre
Pikerisht në këtë kohë bandat serbe që vinin prej Nishi sulmuan pabesisht disa nga fshatërat e Drenices së epërme duke vrarë grabitur njerëz të pa fajshëm. Një rast i tillë ndodhi edhe në një nga lagjet e njohura të Prekazit. Sipas dëshmimtarëve të kohës një togë me 13 ushtarë serbë u fut në oborrin e një shtëpie vetëm me gra dhe pleq dhe filloi ti keqtrajtonte ata. Ne atë kohë Ahmeti 62 vjeçar , i cili ndodhej ne kullën e tij pasi dëgjoi thirrjet për ndihmë që vinin nga shtëpia e fqinjit, rrembeu sëpaten dhe së bashku me të birin Murselin u shkoj atyre për ndihmë. Në përleshje e sipër Ahmet Delia së bashku me Jetullahun, bashkfshatarin e tij mbetën të vrarë, por mbasi i kishin lënë të vrarë edhe 12 ushtarë serbë të armatosur deri ne dhëmbë. Kjo ngjarje ka udhëtuar në histori duke u bërë burim frymëzimi për shumë artistë të penës dhe penelit. Skulptori Idriz Balani me shtatoren e tijë prej bronxi ka ditur ta jap figurën e këtij heroi në një moment të gjetur dhe shprehës. Referuar historise Ahmet Delia në këtë vepër jepet në momentin kur është duke shkuar në ndihmë të viktimave. Fytyra e tij e tendosur përshkuar fund e krye nga një nerv i brëndshëm dhe një plastikë interesante zbërthen emocionalisht psikologjinë e heroit dhe kohës që ai jetoi . Vlera e autorit është , se ai ka arritur ta nxjerrë atë nga pluhuri i harresës dhe trajtimi i sipërfaqshëm folklorik . Shtatorja e Ahmet Delisë është një kujtesë e së shkuarës drejt së ardhmes . Ajo ja del të flaës me një gjuhë brënda mundësive të saj artistike me vizitorin dhe është në një unitet me ambientin dhe pozicionin ku gjëndet . Volumet e saj janë të afta ta mbartin dhe transmetojnë emocionalisht mesazhin dhe idenë e lirisë dhe qëndresës . Ajo të bie në sy nga shumë pozicione dhe shquhet edhe për natyrshmërinë e saj . Për të nderuar ardhjen e Ahmet Delisë në Prekaz , kishin ardhur shumë antarë të qeverisë së Kosovës , deputetë të parlamentit të Kosovës , kryetari i komunës së Skënderajt zoti Sami Lushtaku , ai i Mitrovicës Avni Kastrati, familje të njohura dëshmorësh etj. Me mjaft interesë u prit dhe ardhja në këtë eveniment e shkrimtarit dhe simbolit dhe qëndresës kosovare z. Adem Demaçi . Në fjalën e tij z. Demaçi theksoi se Drenica gjatë gjithë kohërave ka qënë një nga bastioned më të fuqishme të luftës dhe qëndresës kosovare. Jo rastësisht , theksoi ai nga kjo trevë liridashëse kanë dalë disa nga emrat më të njohur të heronjve tanë duke filluar nga Azem Galica , Shaban Polluzha , Tahir Meha , Ahmet Delia me te birin Murselin e deri tek heronjte e fundit te pavarësisë së Kosoves Adem, Shaban dhe Hamzë Jashari. Gjaku i bijve të Kosovës, theksoi folësi gjithmonë i ka ngjarë një lumi të pa ndërprerë në kohëra dhe Drenica e ka paguar më shtrenjtë këtë liri , por e rëndësishme është që prej këtij gjaku Kosova u shpall e lirë dhe e pavarur. Duhet gezuar kjo liri tha baca Adem, por nuk duhet të abuzojmë me të siç veprojnë disa nga pushtetarët tanë këtej dhe andej kufirit . Amaneti I dëshmorëve është ende I fuqishëm dhe I paharruar . Ne nuk duhet të na rritet mëndja dhe tu kyhejmë shpinën këtij gjaku . Më pasë ne nje atmosferë inkandeshente, stërmbesa e Ahmet Delise falenderoi në emër të familjes së sajë , për këtë nder që po I bëhej dhe premtoi se flakadani i heroizmit të ndezur prej stergjyshit të sajë do te mbetej i tillë përjetë. Shtatorja e Ahmet Delise është e gjatë 1.96cm dhe peshon 250KG. Kjo vepër që u mirëprit nga opinion I vëndit është vazhdim i punës që po bën ky autor këto vitet e fundit në drejtim të evidentimit të figurave historike në Kosovë e më gjere. Figura e Ahmet Delisë vjen menjëherë pas suksesit të merituar që ky autor pati në realizimin e shtatores së Isa Boletinit ne Isniq dhe Mitrovicë dhe është në vazhdën e bukur të një sërë figurash të tjera patriotike që autori ka në projektet e tijë për ti realizuar në të ardhmen.

Previous articleQë mbi këtë glob të fryjnë erëra të reja
Next articleFutboll të rinjtë/Teuta vetëm fitore në javën e parafundit të kampionatit