Home Aktualitet Ina Zhupa: Prokuroria si vegël për të mbyllur çështjet ligjore të anëtarëve...

Ina Zhupa: Prokuroria si vegël për të mbyllur çështjet ligjore të anëtarëve të bandës së Ramës

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa me anë të reagimi në rrjetet sociale, shprehet se Prokuroria po përdoret si vegël për të mbyllur çështjet ligjore, të atyre, që ajo i quajti “anëtarë të bandës së Edi Ramës”.

Zhupa vlerëson se Prokuroria vetëm sa bën shou kur thotë se do të nisin hetimet për Maznikun, ndërsa shton se qëllimi është vetëm mbyllja debatit publik e juridik me deklarimin e pafajshëm të zyrtarëve socialistë, ose në mos gjykim për procedurë.

Postimi i Ina Zhupës:

Prokuroria si vegël për të mbyllur debatin publik dhe çështjet ligjore të anëtarëve të bandës së Edi Ramës.

Mediat thonë se prokuroria ka nisur hetimet për Maznikun e bashkisë. Deri me sot nisja e hetimeve nga prokuroria ka patur për qëllim mbylljen e debatit publik fillimisht e me pas ate juridik me deklarimin e pafajshem ose në mos gjykim për procedurë.

Prandaj këto pseudo nisje hetimesh deri me sot kanë rezultuar flluske e madhe… Njesoj si Fusha prokuror mbyllte ceshtjen e Veliajt “ vrases” te Ardit Gjoklajt,sot PPP e Rames do ta mbylle PPP-ne, Fusha- Mazniku. Sot ende kemi pa asnjë rezultat hetimet për unazën, hetimet për uniformat e policisë bashkiake, etj etj.

PPP e Rames mund ti zvarris, te tentoje ti prish perkohesisht por asnje ceshtje nuk do te harrohet e nuk do te kaloje pa u gjykuar!