Home Aktualitet Imunizimi i popullsisë nga COVID-19, mjeku Erion Dasho zbulon kush është shteti...

Imunizimi i popullsisë nga COVID-19, mjeku Erion Dasho zbulon kush është shteti më i suksesshëm në Ballkan

Dozat e vaksinës së koronavirusit po kërkohen në të gjithë botën, por situata mbetet e vështirë pasi ka pasur vonesa dhe ulje të shpërndarjes së dozave nga kompanitë farmaceutike. Teksa rastet e reja po shtohen ndjeshëm, është përhapur paniku pasi po raportohen çdo ditë persona të infektuar me variantet e tjera të koronavirusit.

Në një lidhje me skype për “Wake Up”, mjeku Erion Dasho zbuloi sa e imunizuar është Europa ndaj Covid-19. Ai përmendi edhe Serbinë si një ndër shtetet më të suksesshme sa i përket imunizimit të popullsisë.

“Le të shohim pak Bashkimin Europian. Ndonëse u përfol për tensione mes vendeve të Bashkimit Europian, por situata e imunizimit brenda vendeve të BE-së është pak a shumë uniforme. Pra, BE ka administruar deri tani, në total diku te rreth 15 milionë doza të vaksinës dhe pothuajse kemi 3% të popullatës të imunizuar në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.Bën diferencë Anglia, e cila nuk është më pjesë e unionit, e cila ka arritur të sigurojë më tepër dhe Anglia e ka diku te 15% shkallën e imunizimit. Ndërkohë, pas Britanisë së Madhe është Serbia, e cila ka qenë jashtëzakonisht aktive. Serbia sot ka të imunizuar 7% të popullsisë. Vendet e tjera të BE-së janë pothuajse në të njëjtat nivele.

Vendet e Ballkanit, me përjashtim të Serbisë kanë qenë pasive. Edhe qeveria shqiptare, edhe Ministria e Shëndetësisë nuk i ka dëgjuar rekomandimet e ekspertëve ku i kemi thënë që duhet të hyjë në lojë pavarësisht nga Covax. Qeverisë ju kërkua që të hynte në garë gjatë verës, por nuk e bëri.Flasim për një hyrje vonë në lojë, por që e ka kompensuar nga intensiteti, ndoshta edhe duke paguar ndonjë çmim më të lartë, këtë së dimë, pasi nuk është bërë publik çmimi”, theksoi Dasho.

SOURCEBulevard News
Previous articleMiqësore me Uellsin, kuqezinjtë test serioz në qershor përballë Gareth Bejlit
Next articleSloganet e 25 prillit, si 50 Hijet e Grey-t