Home Politike Ilirjan Rusmaili ka në ‘dorë fatin’ e Rithemelimit në KAS, si e...

Ilirjan Rusmaili ka në ‘dorë fatin’ e Rithemelimit në KAS, si e ndëshkoi Berisha bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë

Ditën e sotme në KQZ u hodh shorti për caktimin e relatorëve për ankimin e Sali Berishës dhe grupit të Enkelejd Alibeajt në KAS për regjistrimin në zgjedhjet vendore.

‘Fati’ i Rithemelimit në KAS është në dorën e Ilirjan Rumailit, një ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Sali Berishës. Rusmaili ka qenë ish ministër Drejtësie në kohën e Berishës, ish zëvendëskryeministër dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Por Rusmaili ka një histori përplasje me Berishën, ndërsa ka mbi 10 vite që është larguar nga Partia Demokratike. Gjatë përplasjeve 30-vjeçare, Sali Berisha ka ndëshkuar edhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët bashkëpunuan me SHBA me dhe pa dijeninë e tij. Subjekt i hakmarrjes së Berishës ishte edhe Ilir Rusmali. Në vitin 2011, rrodhën në media mijëra dokumente të administratës amerikane, mes të cilave edhe kabllogramet që Ambasada Amerikane në Tiranë i dërgonte Departamentit Amerikan në Shtetit për zhvillimet në Shqipëri.

Nga përmbajtja e disa kabllogrameve u zbulua se Ilir Rusmali dhe Leonard Demi sinjalizonin Ambasadën Amerikane për plane dhe nisma të Berishës kundër demokracisë dhe në funksion të pushtetit të tij. Në një kabllogram të 18 dhjetorit 2018, raportohet në DASH për Ilir Rusmalin, i cili komentonte zhvillimet e tensionuara politike në Tiranës.

Në një tjetër kabllogram thuhej se Leonard Demi, në atë kohë deputet i PD-së dhe kryetar i Komisionit të Sigurisë, ka informuar ambasadën amerikane në Tiranë, lidhur me skenarin e Berishës për kontrollin e Shërbimit Informativ Shtetëror, përmes ndryshimit të ligjit, duke parashikuar një pikë shkarkimin e kryetarit dhe emërimit të një ushtari të tij të besuar.

Si Rusmali, ashtu edhe Leonard Demi, u ndëshkuan nga Berisha. Ata u përjashtuan nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2013 dhe më pas nga strukturat e PD-së. Berisha ndëshkoi edhe dy miq të Rusmalit, deputetë të PD, Fatos Hoxhën dhe Viktor Gumin.

Previous articleIsh-drejtuesi i lartë i policisë: 90% e efektivëve nuk dinë shenjat e qarkullimit
Next articleHumbja ndaj Spezias, ultrasit zikaltër “ndëshkojnë” lojtarët e Interit