Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv ishte i ftuar ish-kandidati i “Përputhen”, Lulzim Jashari. Ilda Bejleri, ish-moderatorja e këtij emisioni, që tani drejtohet nga Edi Manushi dhe Alesia Bami, u shpreh se në Shqipëri kanë mbaruar futbollistët saqë edhe në një panel “ku duhet të flitet për futboll, ftohet Lulzimi që kërkon grua”.
“Këtu tek ne kanë mbaruar futbollistët saqë dhe procesi sportiv ku duhet të flitet për futboll, gjejmë Lulzim që kërkon gruan,”– shkroi Ilda Bejleri, krahas një foto ku ai shihet në studio.