Home Politike Igli Cara: 28% të buxhetit të Bashkisë së Durrësit do të shkojnë...

Igli Cara: 28% të buxhetit të Bashkisë së Durrësit do të shkojnë per menaxhimin e mbetjeve, po i shërbehet oborrit të Ramës

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka reaguar sërish në lidhje me menaxhimin e mbetjeve në Durrës. Cara shprehet se nuk ka ende një plan strategjik për zhvillimin dhe menaaxhimin e mbetjeve ndërkohë që taksat e qytetarëve durrsakë planifikohen për inceneratorin e Tiranës dhe transferta qeveritare.
“961.000.000 lekë të rinj të barabarta me 28% të buxhetit të 2023 të Bashkisë së Durrësit do të shkojnë per menaxhimin e mbetjeve.
Taksat e qytetarëve durrsakë planifikohen për inceneratorin e Tiranës dhe transferta qeveritare.
Dhe më e paimagjinueshme është që pas 23 viteve nuk ka akoma një plan strategjik zhvillimi apo menaxhimi të këtij sektori.
E kuptueshme përse behet!
Duhet t’i shërbehet oborrit të Ramës!’ shkruan Cara.
Mund të jetë një imazh i teksti
Previous articleRisitë e provimeve të Maturës Shtetërore, hiqet fletëpërgjigjja në fund të testit, futet rivlerësimi
Next articleShkodër/ Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, vihet në pranga për vrasje, 32-vjeçarja! Gjendet trupi i pajetë i fëmijës