Home Rajoni I vetmi i mbijetuar nga vagoni i parë, ja si i shpëtoi...

I vetmi i mbijetuar nga vagoni i parë, ja si i shpëtoi 20-vjeçari aksidentit tragjik në Greqi

I vetmi i mbijetuar nga vagoni i parë i trenit grek të pasagjerëve që u përplas me një tren mallrash të martën po lufton për jetën në një repart të kujdesit intensiv në Larisa.

20-vjeçari Gerasimos-Iason Georgiadis është në gjendje kritike, thonë mjekët. Kur dy trenat u përplasën ai u hodh nga dritarja dhe i shpëtoi shpërthimit dhe zjarrit.

Megjithatë, ai ka pësuar lëndime të rënda në kokë kur ka rënë në tokë. I riu u shpëtua dhe u transferua në një spital në Larisa.

Tashmë ai ka bërë dy operacione, ndërsa mjekët nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet për ta shpëtuar.

20-vjeçari me origjinë nga qyteti i Volos, ka hipur në trenin në Larisa me destinacion Selanikun, teksa studion për inxhinieri mekanike në Universitetin Aristoteli.

Previous articleZv.kryeministri për gazetën greke: Është koha që Greqia të njohë Kosovën
Next articleLëvizje planetësh! Astrologia shpjegon 5 arsyet se përse muaji Mars do ndryshojë jetën e disa shenjave