Home Politike “I tregonte si bëhej puna, pastaj nuk bëri as gëk as mëk”,...

“I tregonte si bëhej puna, pastaj nuk bëri as gëk as mëk”, Bardhi publikon videon: Kush ia mbylli gojën Ramës për SPAK-un?

Deputeti i PD, Gazment Bardhi është shprehur përmes një postimi në rrjetin social “X” se dikush apo diçka “i ka mbyllur gojën kryeministrit Rama në lidhje me SPAK-un”, teksa e ka shoqëruar postimin me një video të tij.

Bardhi ka postuar një video ku Rama fillimisht i kërkon SPAK të bëjë detyrën, ndërsa më pas shprehet se mbi drejtësinë nuk duhet të ketë ndërhyrje.

Ai shkroi se Rama nga asambleja në asamble i tregonte SPAK-ut vendin dhe si duhet ta bënte detyrën ndërsa më pas shkoi te “mbyllja e gojës pa bërë as gëk, as mëk”.

Previous articleOperacionet antidrogë, Balla pezullon shefin e komisariatit të Velipojës dhe tre oficerë:
Next articleThellohet tragjedia e Përmetit. I mori jetën gruas, burri vrasës vdes pas pak orësh nga…