Home Sport I skadon kontrata në fund të sezonit, Messi: Jam i lumtur te...

I skadon kontrata në fund të sezonit, Messi: Jam i lumtur te PSG

Leo Messi nuk ka dyshime për të ardhmen. Ndonëse kontrata me Paris St Germain i skadon në përfundim të sezonit, argjentinasi thotë se është i lumtur te kampionët e Francës.

“Ndihem shumë mirë te Parisi. Viti i parë mund të them se ishte paksa më i vështirë, por tani jam përshtatur dhe jam shumë i lumtur këtu”. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, palët janë në bisedime për zgjatjen e bashkëpunimit dhe në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet kontrata e re deri në vitin 2025.

Previous articlePD e Durrësit akuza qeverisjes vendore: Mësuesit nuk kanë nevojë për festa të paguara nga Bashkia, ndërtoni gjimnazet “Naim Frashëri” dhe “Gjergj Kastrioti”
Next articleTransporton mjete ushtarake drejt Kosovës, ankorohet në Durrës anija luftarake italiane