Nedim Bajrami vazhdon të shkëlqejë në Serie A, aty ku aktivizohet me skuadrën e Empolit. Në ndeshjen e parë për këtë vit ndaj Lazio, fantazisti shqiptar gjeti edhe rrugën e rrjetës, duke i shënuar Thomas Strakoshës.
Ky është goli i 7-të sezonal për Bajramin me fanellën e Empolit dhe kjo ka bërë që në gjurmët e tij të vihen disa klube.
Lazio është një nga klubet që e dëshiron 22-vjeçarin që në janar. Drejtori sportiv, Igli Tare e pëlqen shumë Bajramin dhe dëshiron ta marrë në skuadër.
Përveç Lazios, thuhet se interes për fantazistin ka shfaqur edhe Sassuolo, me këta të fundit që gjithashtu e pëlqejnë shumë lojtarin shqiptar dhe po bëjnë gati ofertën.