Home Kronika I ra të fikët papritur, ndërron jetë punëtori në Klos

I ra të fikët papritur, ndërron jetë punëtori në Klos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Klosit, ku një punëtor ka ndëruar jetë teksa punonte.

Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 8 e 30 minuta, teksa punëtori, i icli merrej me montimin e hekurave, ka qenë duke punuar për ndërtimin e urës në hyrje të qytetit. Mësohet se ai ishte mbi urë dhe nuk është ndjerë mirë duke pësuar të fikët.

58-vjeçari Mujedin Biba është dërguar me urgjencë fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Klosit e më pas në spitalin e Burrelit ku dhe është konfirmuar vdekja e tij.

Paraprakisht dyshohet se 58-vjeçari me origjinë nga Kukësi të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa policia dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Previous articleShifra rekord/ Shqiptarët shpenzuan 350 milionë euro “nga xhepi” për shëndetin në 2021, bizneset fituan 85 mln euro
Next articleKëngëtarja shqiptare: Jam ngacmuar seksualisht në moshën 5-vjeçare, kam menduar vetëvrasjen