Plagoset me kapsollë një fëmije 9 vjeç në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se i mituri ka pësuar dëmtime në fytyrë nga plasja e kapsollave dhe është marrë nga autoambulanca dhe po dërgohet në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet./BW