Home Kronika I përndiqte motrën/ 33-vjeçari bën për spital autorin, prangosen nga policia të...

I përndiqte motrën/ 33-vjeçari bën për spital autorin, prangosen nga policia të dy

Arrestohet për përndjekje një 44-vjeçar në Korçë, teksa në pranga ka rënë dhe një i ri, i cili e ka dhunuar pasi i ngacmonte motrën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. R., 44 vjeç, banues në Pogradec për veprën penale “Përndjekja”, dhe A. K., 33 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Shtetasi A. R. dyshohet se ka përndjekur motrën e shtetasit A. K., i cili për këtë arsye ka goditur fizikisht shtetasin A. R., duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Previous article“Mafia vazhdon e gropos plehrat”, Kryemadhi nxjerr videon: Ja çfarë ka filmuar droni gjatë natës në inceneratorin e Tiranës
Next article“Presidenti të thërrasë Këshillin e Sigurisë”, PD: Shqipëria e Edi Ramës eksportuese kryesore e krimit dhe drogës në Europë