Home Politike I përjashtoi mbështetësit e 8 janarit, Basha: Cilësinë e opozitës nuk e...

I përjashtoi mbështetësit e 8 janarit, Basha: Cilësinë e opozitës nuk e bëjnë numrat, por forca

Sot në grupin parlamentar, Lulzim Basha ka më pak deputet, për shkak se mbështetësit e Sali Berishës i shkarkoi, por kjo sipas tij nuk do të ndikojë në cilësinë e opozitës.

“Cilësinë e opozitës nuk e bëjnë numrat, por forcat, PD do bëj një opozitë të fortë pa kompromis dhe ballore, si mënyra e vetme për të bërë ato reforma që do të zhbëjnë. Berisha dhe Rama po ndihmojnë njëri tjetrin, për këdo që ka 2 pare mend përfiton Berisha dhe Rama dhe dëmtohet interesi publik dhe interesi i shqiptarëve”, tha Basha.