Home Politike I ngarkuari me punë i SHBA Wisner takim, me ambasadoren Hohman: Mbështesim...

I ngarkuari me punë i SHBA Wisner takim, me ambasadoren Hohman: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

I ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, David Wisner ka zhvilluar një takim me ambasadoren e BE, Christiane Hohman.

Ambasada e SHBA ka zbardhur takimin ku përmes një postimi në Facebook, njoftojnë se Ëisner dhe Hohman diskutuan bashkëpunimin e ngushtë në mbështetje të procesit për integrimin e Shqipërisë në BE, veçanërisht në fushat e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit.

Gjithashtu, diplomatët diskutuan rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave në të gjithë sektorët si dhe nevojën për përshpejtimin e reformave në Shqipëri.

“I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA, David Wisner, u takua me ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann, për të pohuar bashkëpunimin e ngushtë në mbështetje të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht në fushat e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit.

Ata diskutuan gjithashtu mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave në të gjithë sektorët, si dhe nevojën për përshpejtimin e reformave në Shqipëri”, thuhej në njoftimin e ambasadës.

Previous articleMungesa e opozitës, rreziqet dhe ndonjë i ashtuquajtur ‘shans’
Next articleTurqia dhe Franca, nuk njohin aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia