Home Politike I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA takim me Yuri Kim...

I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA takim me Yuri Kim në Tiranë

Yuri Kim është takuar sot me të ngarkuarin e ardhshëm me punë në Ambasadën e Tiranës, David Wisner.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, Ambasada e Tiranës njofton se Kim, ndihmës sekretarja e Shetit në Detyrë për Çështjet e EUropës dhe Euroazisë i ka uruar detyrën e re zotit Wisnerit në Shqipëri.

Sakaq bëhet me dije se fokus i bisedës ka qenë partneriteti i fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimi në fushat e demokracisë.

Postimi i plotë:

I Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC. Ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

Previous articleNeymar rikthehet në Paris, përqafon edhe Mbappe, PSG i jep lamtumirën emocionuese brazilianit
Next articleIsh-ministrat në SPAK për sterilizimin, BIRN: Beqja dhe Cani nën hetim për rolin në dhënien e koncesionit, ja deklarata e gjyqtarit dhe prokurorit të çështjes