Home Politike “I mori telefonin”, Luçiano Boçi i jep përgjigjen e fortë Ramës pas...

“I mori telefonin”, Luçiano Boçi i jep përgjigjen e fortë Ramës pas akuzave

 

 

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Luçiano Boçi i përgjigjet kryeministrit Rama, duke theksuar se grushtet janë përgjigja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.

Reagimi i plotë:

Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur!

Telefonin tim e quan të Llucës.

E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin.

Është siguruar 1000 herë për këtë.

Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të  mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare.

Kushedi ku do përfundonte Rama!?

Grushtet janë përgjigja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.

Në 25 prill do marrësh një milion grushte!

SOURCEbulevard news
Previous articlePamje të pabesueshme të hotelit pluskues në Katar, që rrotullohet në cikle 24-orëshe
Next articleKreu i BioNTech, optimist mbi vaksinimin, Sahin: “Mund të vaksinojmë 70% të gjermanëve deri në fund të Verës”