Home Aktualitet I martuar në Angli dhe në pritje për t’u bërë baba/ Flet...

I martuar në Angli dhe në pritje për t’u bërë baba/ Flet bashkëshortja e 25-vjeçarit që u përfshi në ngjarjen e Velipojës

Ditën e sotme u raportua se Indrit Bajraktari, 25-vjeçari i arrestuar pas mbytjes së 17-vjeçares në Velipojë, është i martuar me një vajzë me të cilën jeton sëbashku në Angli. Madje mësohet se ajo është shtatzënë dhe çifti pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Almudena Bajraktari ka komunikuar me Syri, duke thënë se që prej vitit 2019, çifti jetonte bashkë në Londër.

Ata kanë qenë të lidhur bashkë që prej janarit të vitit 2017, dhe janë martuar më 18 prill 2019, e që prej asaj kohe nuk kanë patur probleme. E reja është shtatzënë, ndërsa i shoqi para largimit nga Anglia i kishte thënë se do të kthehej në Shqipëri për të takuar familjen. Ajo është njohur më pas me ngjarjen përmes mediave, ku ka parë se Indriti ka përfunduar në pranga pasi kishte dalë xhiro në det me një vajzë të mitur, e cila humbi jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht 2020. Trupi i të miturës u gjet me shenja dhune në një largësi rreth 700-800 metra nga bregu. Indrit Bajraktari i cili ishte edhe drejtuesi i motorit u prangos nga policia.

Dinamika e ngjarjes sipas policisë është se dy të rinjtë kanë qenë duke lundruar me shpejtësi dhe e reja ka rrëshqitur në ujë e më pas ka humbur ndjenjat. Bajraktari është frikësuar dhe është larguar nga vendngjarja. Ndërsa policia gjeti në qafën e të miturës edhe çelësin e sigurisë së motorit të ujit.

E mitura ndodhej me pushime prej dy ditësh me familjen atje, ndërsa kishte mbushur 17 vjeç më 9 gusht. Kjo ngjarje ka sjellë edhe pezullimin e lëvizjes me mjete motorike në plazhin e Velipojës.

I martuar në Angli dhe në pritje për t’u bërë

SOURCEbulevard news
Previous article
Next articleShahini: Gjithpërfshirja prioritet madhor i MASR, licensuam për herë të parë mësuesin ndihmës