Home LifeStyle I la për TV Klan, Top Channel heq Ilir Shaqirin si imazh?...

I la për TV Klan, Top Channel heq Ilir Shaqirin si imazh? Balerini: Atë e di partia

Si pjesë e “Big Brother Vip”, Ilir Shaqiri përveç çmimit të madh fitoi edhe një kontratë me “Digitalb”, ku ai do të ishte imazhi zyrtar i platformës. Por janë ngritur dyshime jo vetëm për marrëdhënien e tij me drejtuesit e “Top Media”, por edhe për bashkëpunimin e tij me “Digitalb.”

Në puntatën e fundit të “Dance Albania”, Iliri shprehu dëshirën që të kërcejë me vajzën e tij Emily, e cila festoi disa ditë më parë ditëlindjen. Ai u shpreh se Emily e ndjek atë përmes aplikacionit, dhe më pas Ermal Mamaqi e pyeti: “Je Akoma imazh i Digitalb ti se s’të kam parë më?”

Përgjigja e Ilirit ishte e shkurtër, teksa ai u shpreh: “I Digitalbit? Atë e di partia”.

Iliri zgjodhi që të ishte juri në Dance Albania në TvKlan duke mos pranuar të jetë në Dancing with the Stars në TopChannel.

Previous articleKujtimet e ish-të dënuarit: Hetuesin tim që më torturonte edhe natën e vitit të ri, duke më thënë se do ma bënin si kalit të Petrit Dumes, do të doja ta takoja dhe…
Next articleINTERVISTA/ Ish-zyrtari i Partisë Komuniste: Berisha bashkëpunoi me ish-Sigurimin dhe UDB! Shumica e dosjeve ndodhen jashtë vendit