Home Politike I kallëzuar për vrasje më 21 janar, Berisha: Budallallëqe të Ulsiut, Rama...

I kallëzuar për vrasje më 21 janar, Berisha: Budallallëqe të Ulsiut, Rama ishte përgjegjësi kryesor i asaj ngjarjeje

Ish-Kryeministri Berisha shumë shpejt pritet të thirret nga SPAK për të dhënë llogari për 21 janarin 2011 pasi tashmë është i kallëzuar zyrtarisht për vrasje. I pyetur sot në lidhje me këtë kallëzim, Berisha preferoi t’i quajë ‘budallallëqe të Ulsiut’ kallëzimin dhe akuzoi Ramën si përgjegjësin kryesor të asaj ngjarjeje.

“Të mos merrem unë me budallallëqet e Ulsit, ai sillet si truprojë e Edi Ramës. A ia vlen ta komentojmë atë? Njeriu direkt përgjegjës, organizator kryesor është një dhe vetëm një Edi Rama. Kurrë nuk do t’i ndahet kjo akuzë”, tha Berisha./Shqiptarja.com

Previous articleMargariti: Përvoja e Altin Bashës dhe Gjergj Prevazit do të shërbejë për të ngritur nivelin e teatrit
Next articleArrestimi i zyrtarit të lartë i FBI, BIRN: Charles McGonigal, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën