Home Politike ‘I dyshimtë’, Twitter i kufizon veprimtarinë Lulzim Bashës në llogarinë e tij

‘I dyshimtë’, Twitter i kufizon veprimtarinë Lulzim Bashës në llogarinë e tij

Rrjeti Social Twitter ka kufizuar veprimtarinë e liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në llogarinë e tij duke paralajmëruar ndjekësit se ajo është një ‘llogari (account)e dyshimtë’.

Nuk dihet se cila është arsyeja e kufizimit të llogarisë së Lulzim Bashës, por vetë twitter rendit këto 6 arsye se pse mund të kufizojë llogarinë e një përdoruesi të saj.

1) Postimi i përsëritur i përmbajtjes dublikatë ose gati-dublikatë (lidhje ose cicërima)

2) Abuzimi i temave në trend ose hashtags

3) Dërgimi i twitte-ve ose përgjigjeve të automatizuara

4) Përdorimi i robotëve ose aplikacioneve për të postuar mesazhe të ngjashme bazuar në fjalët kyçe

5) Postimi i mesazheve të ngjashme mbi shumë llogari (spam)

6) Follow-Unfollow agresive e njerëzve

SOURCEBulevard News
Previous articleProjektet e albanologjisë, angazhimi kryesor i ASH për këtë vit
Next articleQeveritë po marrin para borxh tek të rinjtë për të paguar të vjetrit