Nuk ka më asnjë dyshim se LSI është partia që po tkurret më ritme të cuditëshme duke vërtetuar atë që është thënë me kohë që është një ndërrmarje politike. Mjafton të shohësh se kush e mbështet tashmë atë dhe kjo ende duke ditur që ka njerëz në punë dhe po shijojnë pagën e qeverisë dhe qëndrimin e burrneshës Monika e kupton qartë se LSI ka qenë një parti interesaqsh për pushtet. Gjithsesi edhe pse partia po shkërmoqet ku rasti më flagrant ishte ai i katër këshilltarëve të saj në bashkinë e Durrësit të cilët ju bashkuan PS dhe kaluan buxhetin e Dakos kur më parë kishte pasur një vendim politik nga grupi i këshilltarëve për të mos e votuar dhe madje për të mos marrë pjesë në mbledhje, kryetarja e emëruar nga Ilir Meta që herë rri 12 ditë pa folur me të dhe herë nuk ja hap telefonin katër ditë, ka marrë pjesë sot në një drekë festive të LSI në Durrës ku është folur për rezultatet e mira që kjo parti mori në këtë qark. Monika që tashmë nga antarët e mbetur të LSI po thërritet “Burrnesha” ka qenë shumë entuziaste dhe burime nga dreka kanë bërë të ditur se ajo ka deklaruar se vitin që vjen Rama bie si qeveri dhe LSI do të rikthehet në pushtet. Ajo ka bërë thirrje për më shumë durim, që gjatë kësaj kohe të tresim dhjamin që kanë vënë në tetë vite dhe më pas do kenë mundësi që të jenë përsëri parti i e idealëve dhe e fukarenjëve shqiptarë. Në drekë kanë rënë në sy mungesa të shumë figurave të njohura të LSI, por që natyrisht janë kompesuar nga ish ministri Koka që ashtu si Monika ka bërë thirrje vetëm për pak durim. Fillimisht është folur se kjo qeveri nuk e ka të gjatë, por me kalimine orëve të drekës edhe koha e qeverisë është shkurtuar ndjeshëm , saqë në fund është dëgjuar dhe kori i larguarve nga puna duke thërritur “Fitore”, “Fitore”. Sipas burimëve një nga fitoret ka qenë dhe ikja e katër këshilltarëve për të kaluar buxhetin e Dakos, në bashkinë e Durrësit.