Home Bota I dërgoi letra me helm Trump, 55-vjeçarja kanadeze dënohet me 22 vite...

I dërgoi letra me helm Trump, 55-vjeçarja kanadeze dënohet me 22 vite burg, dëshmia: Më vjen keq që plani im dështoi

Një grua kanadeze është dënuar me 22 vjet burg në SHBA për dërgimin e letrave të mbushura me helm ricin, duke përfshirë edhe Donald Trumpin kur ai ishte president.

Pascal Ferrier, 55 vjeç, do të dënohet me rreth 22 vite burg, sipas zyrës së prokurorit federal në Uashington. Zarfi vdekjeprurës drejtuar Trump u kap në shtator 2020 përpara dorëzimit në Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ferrier i tha gjykatës se i vinte keq që plani i saj kishte dështuar dhe se nuk mund ta ndalonte Trumpin. Në një fjalim të gjatë në gjykatë, ajo tha gjithashtu se e shihte veten si një aktiviste dhe jo si terroriste.

“Dua të gjej mjete paqësore për të arritur qëllimet e mia”, shtoi Ferrier.

FBI gjeti gjurmët e gishtave të saj në letrën drejtuar Trump, e cila i kërkoi atij të hiqte dorë nga gara presidenciale.

Previous articleTRAGJIKE në Dimal/ E zë korrenti teksa punonte në lavazh, humb jetën 15-vjeçari
Next articleBerisha: Beqaj pagoi 300 mijë euro për mbylljen e dosjes në vitin 2017, SPAK e mbrojti përsëri