Home Sport I dashuruar me “qytetarët”, Guardiola i lëshon mesazh të qartë drejtuesve të...

I dashuruar me “qytetarët”, Guardiola i lëshon mesazh të qartë drejtuesve të Man.City

Me stofin e kampionit në fuqi, Man.City zbret në fushë të dielën në sfidën kundër West Ham, e para për këtë sezon të ri në Premier League. Pep Guardiola, në konferencë për shtyp, shprehu edhe një herë dëshirën e tij për të vijuar bashkëpunimin me “qytetarët”:

“Nuk kam nevojë të ndryshojë asgjë në jetën time, jam i lumtur. Kemi folur me klubin. Në mes të sezonin, apo në fund, do të flasim sërish. E kam thënë edhe herë të tjera se dëshiroj të qëndroj, nëse edhe drejtuesit e duan diçka të tillë jam i gatshëm të qëndroj më gjatë.

Shpesh, nëse i sforcon gjërat nuk është mirë, duhet ti lësh të rrjedhin natyrshëm. Të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë sezonit, se si do të shkojnë gjërat dhe do të marrim vendim më të mirë për klubin”, u shpreh ndër të tjera Guardiola.