Home Kronika I biri i një polici, detaje nga arrestimi i autorit të vrasjes...

I biri i një polici, detaje nga arrestimi i autorit të vrasjes së Edmond Papës

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimin e Albano Velos, një nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa.

Sipas abc news Velo është arrestuar nga policia shqiptare më 31 dhjetor, në aeroportin e Rinasit, teksa ka hyrë në territorin shqiptar.

Mësohet se Velo është larguar nga Shqipëria drejt Francës katër ditë pas atentatit ndaj Edmond Papës. Sakaq mësohet se Velo është djali i një efektivi policie, D. V., që punon në një nga komisariatet e Tiranës.

Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i Velos, A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë. Velo dyshohet se është organizatori i vrasjes.

Autori i dyshuar
Previous articleShfaqet një version i ri i COVID, XBB.1.5 që po alarmon botën
Next articleStudimi: Të qenurit i hidratuar shmang sëmundjet, plakjen dhe vdekjen e hershme