Home Bota I biri godet me shkelma dhe grushta të ëmën, e moshuara ndërron...

I biri godet me shkelma dhe grushta të ëmën, e moshuara ndërron jetë në spital

Një 72 vjeçare italiane ka ndërruar jetë në spitalin e Brescia-s pasi u dhunua nga djali i saj 45 vjeçar.

E moshuara Nerina Fontana u godit me shkelma dhe grushta nga Ruben Andreoli në banesën e tyre.

Bashkë me ta jetonte edhe partnerja e 45 vjeçarit, një grua me origjinë ukrainase e cila ishte dëshmitare e sulmit të dhunshëm.

Gruaja u transportua në spital por nuk mundi të mbijetojë.

Previous articleE rëndë në Australi, 19 vjeçari tërheq zvarrë me makinën të miturin për 2 km pas një debati
Next articleLideri historik i PS, Fatos Nano feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ish-kryeministri