Home Kosova I biri drejton partinë që ai themeloi dikur, Milazim Krasniqi: Djalë i...

I biri drejton partinë që ai themeloi dikur, Milazim Krasniqi: Djalë i mbarë, përmbushi besimin që kisha

Profesori Milazim Krasniqi ka zgjedhur fjalë emocionuese për të uruar djalin e tij, Memli Krasniqi që sot u zgjodh në krye të PDK-së. Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi shkruan se arritja e djalit të tij është një prej përmbushje të besimit që ka pasur tek ai. Ai shton se është mjaft krenar që partinë që e themeloi ai vetë, sot e drejton i biri.

“Zgjedhja e Memlit për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, për mua, Ediben dhe gjithë familjen tonë, është një përmbushje e besimit që gjithnjë kemi pasur dhe e kemi në Memlin, si një djalë i mbarë, i suksesshëm, i dashur, i përkushtuar, me vlera të larta njerëzore. Memli e ka pasur dhe e ka gjithmonë përkrahjen tonë të plotë, në të gjitha projektet, sepse ne e dimë që ai angazhohet vetëm në punë të mira, të mbara e të dobishme, për familjen e për vendin tonë të dashur.

Prandaj e ka përkrahjen tonë të plotë edhe në detyrën e tij të re dhe më shumë përgjegjësi. Të udhëheqësh PDK-në, realisht është ta prekësh me dorë historinë e këtij shteti, sepse PDK-ja është pjesë substanciale e lirisë dhe e ndërtimit të shtetit tonë. Ne besojmë se historia e lavdishme e këtij projekti politik dhe oferta e re për kohën që kemi përpara, do t’i prijë Memlit tonë drejt sukseseve të reja. Urime, babush! Zoti të ndihmoftë,”- shkruan Milazim Krasniqi.

Memli Krasniqi është zgjedhur në krye të PDK-së. Vetë ai ka shprehur mirënjohje për delegatët e Konventës së Dhjetë të PDK-së, për besimin që i dhanë për ta udhëhequr partinë më të madhe opozitare në Kosovë. Krasniqi ka qenë dikur anëtari i grupit “Ritmi i Rrugës”