Home Aktualitet I bëjnë presion klanet e PD-së jep dorëheqjen drejtuesja e Këshillit të...

I bëjnë presion klanet e PD-së jep dorëheqjen drejtuesja e Këshillit të Qarkut, Eglantina Begteshi

durres-kreu-i-keshillit-te-qarkut-Eglantina-bekteshiIsh drejtuesja e Këshillit të Qarkut Durrës, Eglantina Begteshi, ka dhënë dorëheqjen pas presionit që i ka ardhur nga klane brenda PD-së. Burime shumë afër saj e kanë bërë të ditur këtë gjë vetëm një natë para se ajo të pranonte të jepte dorëhqjen, ndërsa është shprehur në ambjente të ngushta se ndihej e stresuar dhe e panikuar nga presionet që i bëheshin për t’u larguar nga ai post pasi aty do të vinte Armand Teliti. “Kishte ditë që ishte e stresuar, kishte ditë që kërkonte të shpjegonte atë çfarë po ndodhte, por nuk gjente dot shpjegim”, janë shprehur burime shumë të afërta të saj dhe njerëz që e kanë takuar vetëm një ditë më parë. Sipas tyre vetëm dhjetë ditë më parë ajo nuk kishte shfaqur asnjëherë idenë se do të jepte dorëheqje nga ky post aq më shumë që sipas burimëve ajo ende nuk ka dalë në pension. Eglantina Begteshi pak kohë më parë kishte shfaqur dëshirën dhe angazhimin e saj për të qenë kandidate për deputete, premtim që i është dhënë nëse ajo do të dilte në pension! Ajo do të mbahet mend si profile i një drejtuese që mbarti vlera qytetarie, por që nuk mundi të shkëputej dot nga klanet që e sollën në pushtet pre e të cilave ra tashmë në moshën e pensionit. Interesimit për të mësuar arsyet e vërteta të dorëheqjes kanë qenë të pamundura, ndërsa duke e njohur si “politikane” vështirë që zonja Begteshi mund të shprehet për presionet që i janë bërë

Previous articleArdhja e Telitit dhe sllogani “përpara”
Next articleGracie Cavalho një Adriana Lima e dytë