Home Aktualitet Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën, Policia e Shtetit në...

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën, Policia e Shtetit në konferencë të jashtëzakonshme

Hyn në fuqi marrëveshja e ekstradimit me Spanjën. Policia spanjolle dhe ajo shqiptare kanë nënshkruar marrëveshjen për ekstradimet.

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua një konferencë e përbashkët midis Policisë së Shtetit dhe Policisë spanjolle.

“Marrëveshja e ekstradimit hyri në fuqi në 16 mars të vitit 2022. Ka hyrë në fuqi edhe marrëveshja me interpol, deri më tani janë arrestuar 7 shtetas shqiptarë për trafikimin e lëndëve narkotike. Këta shtetas do të ekstradohen drejt Spanjës. Në kuadër të këtyre operacioneve janë sekuestruar lëndë narkotike si dhe janë sekuestruar pasuri të paluajtshme

Me autoritetet spanjolle kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë dhe për kthimin e shqiptarëve që kërkojnë azil.

Në vijim do të kapet çdo shtetas që kërkohet nga policia spanjolle dhe nga ato polici me shtetet që Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi.”, u shpreh Gledis Nano.

“Shqipëria tregon vendosmërinë e saj absolute për të mos qenë strehë për kriminelët gjë që konsiderohet nga komuniteti ndërkombëtar si shenjë e qartë e përpjekjes për të çuar para procesin e anëtarësimit në BE dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Me këtë operacion për kapjen e personave në kërkim nga autoritet spanjolle, policia shqiptare dhe policia e Spanjës përforcojnë linjat e tyre të bashkëpunimit policor”, tha përfaqësuesi i autoriteteve spanjolle.