Home Bota Hungaria shpall izolimin nga bota: Nga 1 shtatori nuk presim të huaj

Hungaria shpall izolimin nga bota: Nga 1 shtatori nuk presim të huaj

Hungaria do të mbyllë kufijtë e saj duke filluar 1 shtatori, për të frenuar përhapjen e koronavirusit

“Masa do të miratohet këto ditë nga qeveria për t’iu përgjigjur rritjes së konsiderueshme të infeksioneve Covid ditët e fundit”,- njoftoi zv/kryeministri Gergely Gulyas

Ai deklaroi se “Asnjë qytetar i huaj nuk do të lejohet të hyjë në Hungari nga 1 shtatori, me disa përjashtime që nuk janë specifikuar ende”.

Hungarezët që kthehen nga jashtë vendit do të duhet të paraqesin dy teste negative, në të kundërt do qëndrojnë në karantinë për dy javë.

Ndërsa autoritetet kanë raportuar se shifrat janë rritur nga rreth 30 në mbi 100 ditët e fundit, totali i të identifikuarve pozitiv me Covid që prej fillimit të pandemisë në Hungari, është rritur në mbi 5500 kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 614.