Home Politike Humbi në primaret e PD-së për Tiranën, humoristi Deda: Nuk ia dola...

Humbi në primaret e PD-së për Tiranën, humoristi Deda: Nuk ia dola dot, dola me shumë pak vota, por per mua s’ka rëndësi sasia por cilësia

Partia Demokratike zhvilloi ditën e djeshme Primaret për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Pas rezultatit të dalë, kandidati i PD Jul Deda i cili arriti të marrë 157 vota në primare reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Në një mesazh në rrjetet sociale, humoristi Deda falenderon ata që e kanë mbështetur dhe thotë se pavarësisht se ka marrë pak vota, gara në primare ishte e bukur.

“Faleminderit…!

Une nuk ja dola dot, por keto Primare ishin vertete nje gare e bukur, te cilen e kam shijuar pa fund. Kam takuar aq demokrate sa kisha mundesi, te cilet i falenderoj per fjalet e mira, njekohesisht i kerkoj ndjese atyre qe s’pata mundesi fizike ti shtrengoja doren. Falenderoj gjithashtu te gjithe vezhguesit e mi, qe qendruan deri ne fund te nje procesi te lodhshem. Mirenjohje per kedo qe besoi tek une dhe me ndihmoi ne kete gare historike.

E vertete, dola me shume pak vota, por per mua s’ka rendesi sasia, por cilesia e tyre, arsyeja se pse me kane votuar. Jam i sigurte, qe jane vota bio, vota frymezimi. Askush ne ate parti nuk me ka asnje borxh, asnjerit nuk i eshte kerkuar me ngulm, askujt nuk i eshte thene “votojeni Julin se ashtu eshte puna”, pra jane vota pa interes. Jane thjeshte vota zemre. Per kete jam shume mirenjohes.

Une besoj se nuk ju kam zhgenjyer, jam munduar ti jap bukuri, vertetesi, sinqeritet, dhe fryme gares, duke ofruar personin tim si alternative. Une, perveç familjes, nuk kam asnje pasuri tjeter, vetem veten time, keshtu siç jam. Besoj te me keni kuptuar. Nje gje eshte e sigurte, kjo ishte gara ime e pare, por kurrsesi e fundit.

Megjithate beteja vazhdon, ajo mbaron me 14 Maj, diten kur ne do triumfojme kunder modelit me te shemtuar politik te vendit.

Edhe nje here shume faleminderit per gjithçka”, shkruan Deda.

Previous articleSamiti në Tiranë, BE: Së bashku do të forcojmë partneritetin tonë strategjik
Next article“Tahiri në burg falë Antimafias”, Berisha mesazh liderëve të BE një ditë para protestës: E dimë që s’na garantoni dot votën e lirë dhe të shpëtoni nga vjedhjet, por…