Home Aktualitet Humbi jetën sapo zbriti në Angli, zbardhet shkaku i vdekjes së stjuardesës...

Humbi jetën sapo zbriti në Angli, zbardhet shkaku i vdekjes së stjuardesës 24-vjeçare shqiptare, ja çfarë thotë autopsia

Zbardhet shkaku i vdekjes së stjuardesës 24-vjeçare shqiptare. Ngjarja ndodhi pak pasi avioni ishte ulur në aeroportin Stansted në Angli.

Mediat angleze raportojnë se Greta Dyrmishi, 24 vjeç, ishte pjesë e ekuipazhit të Air Albania.

Një gjykatë në Essex dëgjoi sot se si Dyrmishi po udhëtonte nga Tirana për në Essex më 21 dhjetor, kur humbi ndjenjat papritur. Ndihma e parë dhe frymëmarrja artificiale nuk e sollën dot në jetë. Dy ambulanca dhe një ekip urgjence iu përgjigjën këtij rasti.

Michelle Brown, mjekja ligjore e zonës, tha se vdekja e Gretës do i nënshtrohet një hetimi të plotë dokumentar.

Mjekja Brown tha: “24-vjeçarja ishte pjesë e ekuipazhit të kabinës në një fluturim nga Shqipëria. Avioni ishte në pistë kur ajo u duk se humbi ndjenjat dhe mori ndihmën e parë bazë”.

“Dhjetë minuta më vonë nuk kishte puls dhe nisi procedura me CPR. Mjekët e trajtuan atë dhe konfirmuan se kishte ndërruar jetë.

Një autopsi pas vdekjes zbuloi se shkaku i vdekjes ishte Sindroma e Vdekjes së Papritur e të Rriturve”.

Previous articleÇmimi i patentave, Shqipëria më e shtrenjta në krahasim me Kosovën, RMV e Serbinë
Next articlePse u dhunua ish-këshilltari i Ilir Metës në kufi?