Home Politike Humbi jetën mes flakëve duke shpëtuar kolegët: Rruga e re pranë Spitalit...

Humbi jetën mes flakëve duke shpëtuar kolegët: Rruga e re pranë Spitalit Ushtarak merr emrin e heroit “Arjan Sala”

Një rrugë e re pranë Spitalit Ushtarak në Laprakë do të mbajë tanimë emrin e heroit Arjan Sala, i cili humbi jetën në moshë të re për të shpëtuar jetën e 25 kolegëve pasi një qendër tregtare u përfshi nga flakët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj  mirëpriti në zyrën e tij familjarë të Dëshmorit të Atdheut, Arjan Sala, të cilëve u dorëzoi në mënyrë simbolike një kopje të tabelës së rrugës që do mbajë emrin e të ndjerit.

“Unë e di që për ty, ai është drita e syrit dhe djali por për pjesën më të madhe të shqiptarëve është një hero dhe ke lindur e rritur një hero dhe një djalë të respektueshëm, ndaj dua ta kujtojmë si të tillë, si një hero të qytetit. Ai nuk është vetëm djali i familjes, por është një hero që në qytet u sigurua që 20 nëna të tjera të mos visheshin me të zeza, 20 prindër të shkonin në shtëpi, duke dhënë jetën e vet”, me këto fjalë iu drejtua Veliaj babait të Arjan Salës.

I prekur, Fadili, babai i Arjanit falënderoi kryebashkiakun për lehtësimin e dhimbjes: “Ju falënderoj shumë nga zemra, edhe në emër të familjes, që keni bërë për mua dhe na keni lehtësuar dhimbjen me këto që thoni. Ju falënderoj shumë nga zemra!”

SOURCEbulevard news
Previous articleBalla: Votimi për Metën veprimi më anti-kombëtar që mund të bëjë një votues shqiptar
Next articlePandemia, lindjet mundin vdekjet