Shefi i sigurisë Arjan Sala që humbi jetën heroikisht duke shpëtuar punonjësit e një qendre tregëtare, pritet të shpallet “Dëshmori i Atdheut”.
Lajmin e ka bërë me dije zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan:
“Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Atdheut” me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per ti dhene titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.
Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.
Humbja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhimbje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet!
Jane gjalle bilbilenjte!”, shkruan Koçi. (TemA)