Home Kulture Humbi betejën me kancerin, çfarë thoshte producentja shqiptare: Do e marr me...

Humbi betejën me kancerin, çfarë thoshte producentja shqiptare: Do e marr me sportivitet sëmundjen

Regjisorja Vjosa Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme në spitalin University College Hospital në Londër, pas një beteje disamujore me kancerin e vezoreve. Lajmin e trishtë e dha bashkëshorti i saj, Fatos Berisha në një postim në Instagram.

Producentja u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në mars 2021 dhe iu nënshtrua operacionit për heqjen e kancerit, por se ka fituar dot “luftën”. Gjatë një interviste në tetor të vitit të kaluar rrëfeu momentin kur zbuloi lajmin e trishtë, teksa u shpreh se ishte shokuese për të dhe familjarët e saj. Pasi iu nënshtrua operacionit për heqjen e kancerit, ajo vazhdoi të ushtrohej në palestër dhe momentet i ndante me ndjekësit në Instagram, duke inspiruar të gjithë njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje.

“Në mars të këtij viti zbulova se isha me kancer në vezore. Ishte moment i vështirë, si për mua, ashtu edhe për Fatosin, Lekën dhe prindërit e mi. Nuk i kemi treguar në fillim. Pas konsultave, më thanë që duhej të operohesha. Jam njeri praktik në jetë dhe tek sëmundjet, duhet të shohësh të gjesh zgjidhjen. Kur më tha mjeku që duhet të operohem thashë: Ok, të shohim ku mund të gjendet zgjidhja, ku të gjejmë financat, si ta bëjmë. Ishte shok për familjarët e mi, por unë i thashë që përqendrohuni në gjërat e tjera, se duhet të kryhet kjo. Më 7 prill bëra operacionin, shkoi me sukses. S’kishte përhapje të kancerit, mbas operacionit kam filluar kimioterapi. Mendoj se është një sëmundje si të tjerat, fatmirësisht në ditët e sotme kurohen. Duhet trajtohet si çdo sëmundje tjetër, të kenë kujdes me ushqimin, ta marrin me sportivitet dhe të dëgjojnë këshillat e mjekut. Ti bën atë që mundesh të bësh, gjë tjetër s’ke çfarë bën”, tha ajo në intervistën për “Prive” në muajin tetor.