Home Kronika Humbën jetën tragjikisht babai me dy djemtë dhe nipi në Liqenin e...

Humbën jetën tragjikisht babai me dy djemtë dhe nipi në Liqenin e Banjës, publikohen pamje nga vendngjarja

Ngjarja tragjike në Gramsh, ka tronditur qytetarët, ku humbën jetën 4 persona në Liqenin e Banjës, babai me dy djemtë dhe nipi.

Familjarët kanë bërë denoncimin dhe palombarët dhe RENA janë nisur në vendin e ngjarjes për të kontrolluar dhe gjetur trupat e personave që rezultojnë të humbur.

Nga pamjet e publikuara janë gjetur sende personale të viktimave.

Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy motoçikleta, rroba dhe 3 celulrarë. Policia e Gramshit dhe zjarrfikës po kontrollojnë aktualisht buzë liqenit.

Previous articleKronikë e natës së fundit, ku Mondi desh na bëri hatanë
Next articlePuna dhe pushimet: si dhe pse duhet të gjeni ekuilibrin e duhur?