Home Aktualitet Humb ndeshjen 20 me 0, gjobitet me 5 milionë lekë! Këshilli Bashkiak...

Humb ndeshjen 20 me 0, gjobitet me 5 milionë lekë! Këshilli Bashkiak nis shqyrtimin e kontratës për arrogantin Gorea

Derby mes Goga Basket dhe Teuta Basket nuk u zhvillua para 4 ditësh, kjo vetëm sepse Arqile Goreja, si sponsor i klubit të basketbollit të Teutës, u tërhoq, duke e humbur ndjeshjen në tavolinë 20 me 0, në favor të Goga Basket. Gorea është një nga sponsorat në fakt, sepse shumën më të madhe e jep bashkia nëpërmjet taksapaguesve, të cilët mesa duket, këtë radhë kanë paguar arrogancën e Goreas, i cili nuk e ka rastin e parë konfliktin.

Ashtu siç paralajmëroi dhe “Bulevard News”, duket se skandali i ndodhur ditën e ndeshjes së shumëpritur, jo vetëm që ka acaruar tifozët e Teuta Basket, por ka përfunduar me një gjobë të majme në emër të klubit, prej 5 milionë lekësh!

Në këtë rast, Arqile Gorea mund edhe të thotë që do t’i paguajë vetë këto miliona, por nga ana tjetër, veprimi i këtij të fundit, i kontraktuar nga bashkia Durrës për administrimin e skuadrës durrsake, ka ndezur polemika të shumta në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Mësohet se Këshilli Bashkiak ka nisur shqyrtimin e kontratës me arrogantin Arqile Gorea, që jo vetëm mendon se ka në dorë çdo stisje sipas interesit, por luan e tallet edhe me tifozerinë besnike të skuadrës dhe lekët e taksapaguesëve durrsakë.

Ditën e djeshme, është zyrtarizuar dhe vendimi i FSHB-së, duke i akorduar Teuta Basket një gjobë prej 5 milionë lekësh, si pasojë e tërheqjes së ekipit në mënyrë demonstrative.

Vendimi i FSHB:

Te nderuar,

Pas mbledhjes se Komsionit te Displines, date 10.03.2020, lutemi gjeni me poshte Dispozitivin e dhene nga ky komision ,( lidhur me komunikimin e Vendimit te Zbardhur, do ta keni ne korrespondencen ne vijim).

DISPOZITIV VENDIMI NR.2, 10.03.2020 i KOMISIONIT TË DISPLINËS
 
Sot, në datë 10.03.2020, na ambjentet e FSHB-së, u mblodh komisioni I displinës I përbërë nga z. Fatjon Mati-kryetar, z. Arben Kaçurri-anëtar, z. Sajmir Shatku-anëtar:
 
Pasi komisioni shqyrtoi, proçesverbalin e komisarit, z. Fuat Vjerdha (gjithashtu edhe komunikimin telefonik), si edhe dëshmitë e përfqësuesve të ekipeve, z. A.Gorea dhe z.P.Goga, në seancë dëgjimore, mbi ndeshjen e javës XIII-të të Superligës Meshkuj, Goga Basket v. Teuta, planifikuar për tu zhvilluar në datën 7 Mars 2020, në pallatin e sportit “ Dhimitraq Goga”  
                     
                                                               VENDOSI:
 
1.    Teuta Basket, për tërheqje të ekipit në mënyrë demonstrative, bazuar në Nenin 12.7 të Rregullores së Aktiviteteve të FSHB-së, sezoni 2019-2020, humbet ndeshjen aforfe (20-0) dhe gjobitet me 500,000 lekë.
 
2.    Ekipi Goga Basket, duke qenë se, ka pasur mundësi të evitojë incidentin, që ka penguar presidentin e ekipit të Teutës të futet në dhomat e zhveshjes, dënohet me vërejtje me gjobë, në vlerën 50,000 lekë. Kjo masë merret në mungesë të një përcaktimi në Rregulloren e FSHB-së, por në bindjen e brendshme të komisionit.
Ky vendim është I ankimueshëm Brenda 5 ditëve në Kryesinë e FSHB-së, nga momenti i komunikimit të Vendimit të Zbardhur.

Bulevard News