Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë më të diskriminuarit në Evropë, ndërkaq sipas tij, Serbia është, duke vazhduar me politikën e Milosevicit në Luginë.
“Qeveria serbe duhet t’i marrë të gjitha hapat që t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe të respektojë marrëveshjen e Konqulit. Ne jemi të shqetësuar dhe atje është e trashëguar një politikë e së kaluarës së Milosevicit”, është shprehur Hoxhaj nga Egjipti në një intervistë në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka thënë se në rast se qeveria serbe do të ndërhyjë në mënyrë të dhunshme ta rrënoi lapidarin, atëherë kjo do ta destibalizonte tërë rajonin.
Ministri i Jashtëm ka folur edhe për takimin që pritet të ndodh më 17 janar, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Dacic.
Ai ka thënë se ky do të jetë njëri prej takimeve më të rëndësishme, pasi që do të bisedohet për tërheqjen nga Kosova të të gjitha strukturave ilegale serbe.