Home Kosova Hoxhaj: Idetë e Dacicit antievropiane

Hoxhaj: Idetë e Dacicit antievropiane

largea_hoxhi1369126393Në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse”, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane idetë e Ivicia Daciqit për shkëmbime territoresh në Ballkan.
Duke komentuar deklaratën e Daciqit se kjo ide e tij është ide private, Hoxhaj ka thënë se në politikë nuk mund të ketë ndarje ndërmjet qëndrimeve private dhe atyre zyrtare.

“Për ne, ide të tilla janë të papranueshme. Janë ide kundër multietnicitetit dhe kundër vlerave evropiane. Ide të tilla mund të sjellin vetëm dhunë, të cilat mund të reflektohen në të gjithë rajonin”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Ai po ashtu ka vlerësuar se ide të tilla mund të vënë në pikëpyetje edhe vet sigurinë e Serbisë, duke iu referuar myslimanëve në Sanxhak, apo hungarezëve në Vojvodinë.

“Ide të tilla duhet t’i takojnë njëherë e përgjithmonë së kaluarës”, ka thënë Hoxhaj.

Gjatë intervistës për “Die Presse”, ministri i Jashtëm i Kosovës, po ashtu ka theksuar se Serbia tashmë e ka pranuar realitetin e Kosovës së pavarur.

“Në këta shtatë muaj ka pasur 10 takime me palën serbe në Bruksel. Marrëveshjen që e kemi dialoguar atje është shumë e rëndësishme, ngase përmes saj Serbia e njeh realitetin e Kosovës së pavarur, e njeh Kushtetutën dhe institucionet tona”, tha Hoxhaj.

Ai po ashtu ka shprehur besimin se sot do të ketë një marrëveshje për planin implementues të saj.

“Beogradi tashmë e ka kuptuar se Kosova përgjithmonë është pjesë e shteteve të pavarura në Ballkan dhe askush nuk mund të ndalë rrjedhën e historisë. Por, ne jemi të vetëdijshëm se elita e tanishme në Serbi ka një trashëgimi shumë të rëndë”, ka thënë Hoxhaj.

Previous articleSkema e PD për të fituar në Durrës. Cdo punonjës administrate formularë me dhjetë persona që do të votojnë për maxhorancën
Next articleNë Bruksel diskutohet për hapje të negociatave për anëtarësim me vendet kandidate