Home Horoskopi Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2022

Dashi

Ditë me fat për zemrën për sa kohë që nuk mbylleni në shtëpi! Në punë, mos i nënvlerësoni njohuritë dhe risitë, ato mund të jenë veçanërisht të dobishme!

Demi

Kjo ditë nis me pak polemika, përpiquni të mos krijoni diskutime të kota. Në punë, për më tepër, ka çështje të vogla ekonomike për t’u zgjidhur.

Binjakët

Ndryshimet pozitive po vijnë në dashuri, bëhuni gati. Në punë, kultivoni kontakte, ato mund të sjellin bashkëpunime interesante.

Gaforrja

Në dashuri, ndjenjat janë pak si të bllokuara, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj, bëjeni deri nesër (e martë 10). Ndërkohë në punë jeni disi të pakënaqur, do të dëshironit më shumë mbështetje.

Luani

Në dashuri përpiquni të jeni të qetë edhe nëse duhet të përballeni me përgjegjësi të reja. Në punë, nga ana tjetër, Jupiteri i favorshëm ofron lajme nga nesër, e martë.

Virgjëresha

Favorizoni ndjenjat sot, planifikoni diçka me të dashurin/ën tuaj! Në punë, nëse ka vështirësi, ato do të zgjidhen së shpejti.

Peshorja

Hëna e favorshme jep emocione të mira, përpiquni të mos jeni shumë kritikë. Në punë, nga ana tjetër, duhet maturi për çështjet ekonomike.

Akrepi

Në dashuri, kushtojini vëmendje shumë fjalëve sot, para se të thoni diçka, numëroni deri në 10! Në punë, nga ana tjetër, favorizoni nismat e reja, por kushtojini vëmendje shpenzimeve!

Shigjetari

Kohë e mirë për çiftet, Jupiteri duket i favorshëm dhe ndihmon projekte të reja. Në punë nga ana tjetër favorizohen profesionistët e lirë, lajmet e mira janë në rrugë e sipër.

Bricjapi

Në dashuri, nëse ka pasur tensione, tani mund të gjeni çelësin e problemit. Në punë, megjithatë, mos bëni hapa false, por përpiquni të mendoni me kujdes për të gjitha propozimet që vijnë.

Ujori

Në dashuri, favorizohen sot njohjet e reja, tregoni se dini të viheni në dispozicion. Nga ana tjetër në punë duhet të ruani qetësinë, nuk është koha për polemika.

Peshqit

Në dashuri, Hëna në kah të kundërt krijon një shqetësim sot. Në punë, nga ana tjetër, zgjidhjet vijnë, por duhet të keni durim.