Home Bota Hollandë, Mretëresha Beatrix i kalon fronin djalit të saj

Hollandë, Mretëresha Beatrix i kalon fronin djalit të saj

largea_beatrix-son1367312941Kurorërizimi i princit Uilliem Alksandër, pas abdikimit të mbretëreshës

Me një ceremoni protokolli është hapur dhe dita që do të shohë kurorërizimin e princit Uilliem Alksandër, pas abdikimit të mbretëreshës së Hollandës, Beatris. Një natë më parë ka qenë një mbremje gala në Amsterdam, ku kanë qenë të pranishëm princesha dhe princër nga e gjithë bota mes të cilëve dhe princi Karl i Britanisë së Madhe. Mbretëresha Beatris ka treguare emocionuar se që kur mori vendimin për të abdikuar në adresë të saj kishin mbërritur shumë mesazhe mbështetjeje. Ajo shtoi se djali i saj është më se gati për ta zëvendësuar dhe se ka një rol shujmë aktiv në skenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Vajza e mbretëreshës Xhuliana, Beatris i martua në vitin 1966 me diplomatin gjerman Klaus van Amsberg. Ajo mori fronin pas abdikimit të nënës së saj në vitin 1980. 75 vjecare pas 33 vjetësh në fron ajo i lë vendin të birit që tashmë do të marrë emrin Guljiemo i 4. Mbreti i ri i Hollandës sapo ka mbushur 46 vjec.

Previous articleObama dhe Putini flasin për sigurinë
Next articleArrestime dhe konfiskim armësh në rajonin ujgur