Home Bota Hollande, Franca do ta shpëtojë BE-në

Hollande, Franca do ta shpëtojë BE-në

hollandePresidenti francez, François Hollande e promovoi nismën me të cilën Franca duhet “ta nxjerrë Bashkimin Evropian nga dëshpërimi”.

“Nëse Evropa nuk shënon progres, ajo do të shkatërrohet, gjegjësisht do të humbet nga harta botërore, nga mendimet e popujve. Detyra ime është ta nxjerr Evropën nga  depresioni dhe ta tejkalojmë largimin e popujve, përkatësisht të rrezikohet Bashkimi Evropian”, deklaroi Hollande në konferencën për shtyp me rastin e përvjetorit të parë të inaugurimit të tij.

“Gjermania disa herë paralajmëron se është e gatshme për union politik. Franca, gjithashtu, është e gatshme që t’i përcaktojë kornizat e një Bashkimi Evropian të këtillë”, deklaroi presidenti francez dhe për këtë dha afat prej dy vjetësh.

Hollande, pos tjerash, bëri thirrje për formimin e qeverisë ekonomike në eurozonë. Funksioni kryesor i qeverisë ekonomike do të jetë përpunimi i politikës së vetme buxhetore dhe tatimore të vendeve evropiane, tha ai.

Previous articleMandati i deputetit:Të votojë për, kundër ose të abstenojë
Next articlePapulas refuzon ftesën për Samitin e Ohrit