Zyrtari i turpëruar Matt Hancock ka pranuar se ka ‘hedhur në humnerë çdo pjesë të jetës së tij’ pasi u kap në kamerat e siguris% duke tradhtuar gruan e tij me ndihmësen e zyrës.
Ish-sekretari i shëndetësisë u kap në kamera duke puthur me pasion ndihmësen e tij të martuar dhe lobisten milionere Gina Coladangelo përballë derës së zyrës së tij në Whitehall në qershor.
Ai humbi punën kur u zbuluan filmimet, pavarësisht se ajo ishte ndihmësja e tij.
Në intervistën e tij të parë që kur u largua nga posti i sekretarit të shëndetësisë dhe u nda nga gruaja e tij, Hancock u kërkoi falje përsëri atyre që kishte lënduar dhe pranoi se i kishte ‘zhgënjyer njerëzit’.
Duke folur me redaktorin politik të ITV, Robert Peston në emisionin e tij, Hancock tha: “Epo, siç mund ta imagjinoni, gjëja e parë në të cilën u fokusova ishte jeta ime personale, dhe më pas vendosa që të jap dorëheqjen.
“Shkatërrova jetën time,” tha ai.