Nga Hashim Kërtusha / Në Ishëm promovohet libri “Historia e Ishmit” e autorit Nazmi mezini
Shiu i papushuar i ditës së enjte datë 21.03.2013 nuk i pengoi pjesëmarrësit e shumtë ishmakë në aktivitetin e organizuar nga komuna e Ishmit, në kuadrin e aktiviteteve kushtuar 5 prillit 1913, 100 vjetorit të shkollës së parë shqipe në Ishëm. Nën drejtimin e zv/kryetarit të komunës z. Luan Kërtusha, në një nga sallat e shkollës së bashkuar “Rexhep Mezini” Ishëm, u promivua libri “Historia e Ishmit” e autorit Nazmi mezini. Nuk munguan dhe të ftuar nga Durrësi, në mes të tyre dhe autori 86 vjeçar Nazmi mezini, drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Durrësit z . Besnik Kërtusha, të moshuarit Ramazan Zeqja, Isuf Shehu, Hashim Kërtusha etj.
– Pjesëmnarrja ishte e plotë dhe e kënaqëshme. Nuk munguan mësuesit e historisë së pesë shkollave 9-vjeçare dhe ato të shkollës së mesme, drejtuesit e shkollave, mësues të lëndëve të ndryshme, mësues pensionistë, nxënës dhe mjaft të interesuar banorë të ishmit.
Takimin e hapi zv/kryetari i komunës, i cili përshëndeti pjesëmarrësit në këtë aktivitet të rëndësishëm për Ishmin në kuadër të 100 vjetorit të të parës shkollë shqipe për Rrethin e Durrësit, përgëzoi autorin për punën e palodhur e me vlera të mëdha historike, jo vetëm për Ishmin dhe ja dha fjalën recenzuesit dhe korrektorit të librit “Historia e Ishmit”, mësuesit pensionist z. Hashim Kërtusha, i cili theksoi vlerat e punës së palodhur të autorit, këmbënguljen, vullnetin, hulumtimet afatgjata të bëra nga 86 vjecari i palodhur për vendlindjen e tij, Ishmin, për këtë tevë me jetë sa vetë njerëzimi.
Ky libër, me autor z. Nazmi Mezini, theksoi ai, është me vlera të konsiderueshme historike, jo vetëm për ne ishmakët, por edhe më gjerë. Ajo që të befason tek ky libër e më zgjeron mua horizont për t’u shprehur para jush, është vullneti i hekurt dhe kurajo që ka ky 86-vjeçar të thellohet në hulumtime e kërkime në dokumente historike gjysmëshekullorë për të pasqyruar sa më gjerësisht historinë shekullore të vendlindjes dhe për tua lënë trashëgim brezave të ardhshëm, pse jo dhe material me vlera e të dokumentuar mësuesve të historisë dhe atyre që dëshirojnë të njohin sa më në thellësi historinë, kulturën, heroizmin e patriotëve të trevës së Ishmit për liri e pavarësi, për të drejtat shoqërore dhe prosperitet të popullit të vuajtur ishmak, si një popull atdhetar që nuk iu nënshtrua kurrë perandorive e pushtuesve të fuqive të ndryshme.
-Autori nuk ka rrshtur së hulumtuari e në kërkime të dokumentave historike për të thelluar e pasuruar historinë e Ishmit, për të nxjerrë në dritë fakte që nuk janë përmendur më parë, pikërisht për këtë mendoj unë, se ky botim vjen në dorën e lexuesit ishmak e më gjerë, si një frut i qëruar peme. Autori e bind auditorin dhe lexuesin e punën e përkushjtuar që ka bërë duke i grumbulluar në një botim të përmbledhur treguesit e artë të historisë shekullore të vendlindjes duke argumentuar me 204 referenca, bibliografi e shfletime të shumë dokumenteve me vlerë si ato të historianit të madh shqiptar z. Kristo Frashëri etj.
-Vjen si e pabesueshme për disa historianë apo intelektualë prezenca e zonës së Ishmit , me 50 km bregdet, lumenj, me vendngarkime e shkarkime shekullore si Shufada, Rodon e Qullës, me shtrirje shumë më të gjerë se hapësira e komunës egzistuese, por autori i këtij libri na thotë: “Urdhëroni e lexoni z. Kristo Frashëri, historianin e madh, se ç’thotë në librin e tij “Historia e Tiranës” faqe 83 shkruan: “…Kurse Petrela në jug të Tiranës, ishte për disa kohë brenda kufinjve të Kazasë së Ishmit që shtrihej në cepin VL të trevës…”
-Autori është i bindur se ka shumë për të hulumtuar për istorinë e Ishmit nga historianët e ardhshëm ishmak apo të interesuar të ndryshëm, por pozita gjeografike, resurset turistike e natyrore, egzistenca e dy kalave, 16 emërtesat e gjurmëve e kulmeve fetare, bazorelikat në Kullas Gjuricaj, Lalëz e Malloshe Kërtushaj, ekzistenca e gjurmëve venedikase, qenia dinasti e Topiajve e më vonë e Kastriotëve, portret Shufada, plepat e Qullësit, e në kepin e Rodonit, mikrotoponomia, janë tregues që nuk kanë nevojë për komente e mendoj që këto tregues ja rrisin në maksimum vlerat librit dhe punës së palodhur të autorit për t’ia sjellë lexuesit të gatshëm të vërtetuara e dokumentuara. Ky libër, “Historia e Ishmit” e z. Mezini, me vlera të padiskutueshme historike dhe në një sërë botimesh tjera nga autorë ishmakë, i bëhen dhuratë popullit ishmak në kuadrin e 100 vjetorit të shkollës s ëparë shqipe hapur më 05. Prill 1913. Tashmë ky popull atdhetar e patriot, arsimdashë me tradita e kulturë shekullore që me të drejtë krenohet me historinë e tij si rrallë trevë tjetër me tri kala, dy egzistuese e një në kërkim tek “Currili i Likmetës” sipas autorit e dikujt tjetër, me popullsi të faktuar e dokumentuar lidhur tërësisht me heroin kombëtar Skënderbeun, me patriot me kokë të prerë dërguar në Stamboll, Sulltanit, koka e patriotit Ibrahim agë Kërtusha, me shumë tregues historikë që shumë më mirë se unë na i ka servirur z. Mezini në librin e tij. Duke uruar e përgëzuar autorin, duke i ururar shëndet e krijimtari, mendoj se libribn “Historia e Ishmit” duhet ta ketë çdo familje ishmake në shtëpi ashtu siç ka në gjak atdhetarinë, patriotizmin, kulturën dhe arsimin.
– Mendime e vlerësime për librin dhanë edhe mjaft diskutantë, zotërinjtë Besnik Kërtusha, Ramazan Zeqja, Agim Muharremi, Isuf Shehu, Veli mezini, Luan kërtusha etj, të cilët përgëzuan autorin për punën e palodhur dhe vlerat e librit dhe domosdoshmërinë e njohjes së vlerave të librit pse jo dhe me nxënësit në programet e punës edukative në shkollë. Ata i vunë theksin të rejave që paraqet autori në këtë botim në krahasim em botimet e viteve 1988 dhe 1996 ku ka gjetur e shtuar material e studime të ndryshmehistorianësh për Ishmin si nga historianët vendas dhe nga jashtë shtetit.
Autorit iu drejtuan dhe mjaft pyetje nga pjesëmnarrësit, sigurisht më të interesuarit ishin mësuesit e historisë, sidomos vendasit për hulumtimet e burimet e mundshme studimore. Pati dhe pyetje interesante si: – Çfarë e shtyu autorin të botojë këtë libër historik, pa patur arsimim të lartë për historinë? Ai me modesti iu përgjigj pyetjeve: – Dashuria për vendlindjen, popullin e Ishmit, paraardhësit e mi, ku linda e hodha hapat e para të arsimit tim, ka qenë dhe vazhdon të jetë pikë e rëndësishme në egzistencën time. Ishmi në historinë e Shqipërisë, në çdo etapë të sakrificave patriotike, historike, atdhetare shqiptare, theksohet krahinë me vlera të mëdha në historinë shekullore shqiptare, por jo e pasqyruar sa duhet. Ishmi i ka dhuruar atdheut gjak e patriotë me vlera, e theksuar dhe e dokumentuar jo e plotë kjo. Zonë që nuk e ka duruar shfrytëzimin dhe okupimin dhe që i është kundërvënë armikun që nën udhëheqjen e Skënderbeut. Ishmi, vend me dy çeta antitanzimat, me 14 dëshmorë në luftën e Shkodrës, me 24 pjesëmarrës në luftën e Vlorës, me 13 dëshmorë në luftën e dytë botërore, pa përmendur treguesit e mëvonshëm, mendoj se pak është bërë e njohur historia shumëshekullore e kësaj treve me dokumenta që egzistojnë po të hulumtohet më thellë, por akoma të pagjetura e publikuara mjaftueshëm. Mendoj se është bërë vtëm minimumi i zbulimeve arkeologjike, nga resurset natyrore, lumenj, këneta, kodra, fusha, pyje, bujqësi, blektori, importe, eksporte etj, kërkon studim nga të interesuarit, veçanërisht intelektualët ishmakë që nuk janë të pakët, mbi 2000 me arsim të mesëm e mbi 260 me arsim të lartë në degë të ndryshme.
– Më ka nxitur dhe ndihmua vullneti dhe dëshira për të mos iu ndarë rrugës së arsimimit dhe studimet e larta që kam kryer në fushën ushtarake, fakultetin ekonomik dhe institutin e hidrometeorologjik dega e marinës ushtarake në Kroaci dhe puna që kam bërë me ekspeditat arkeologjike.
Atdhetarinë, dashurinë për popullin e vendlindjn time mi ka kalitur dhe pjesëmarrja ime partizan 16-vjeçar në luftë kundër nazifashizmit që nga viti 1943. Njeriu vjen në jetë për të bërë diçka dhe për t’u lënë pasardhësve diçka. Po citoj një shprehje të mençur: “Mbollën të tjerët, hëngra une, mbjellë dhe unë të hanë të tjerët”. Ju faleminderit për komplimentet e përgëzimet!
-Mirëpres dhe kritika me përmbajtje që t’i vlejnë historisë së atdheut dhe vendlindjes sonë!
-Mesazhi i librit dhe i autorit për brezat që pasojnë është mëse i qartë: Dashuria pr atdheun dhe vendlindjen.