Paris, 1920. E përditshmja e ilustruar franceze “Excelsior”, që ka dalë në vitet 1910-1940, në faqen e pare të numrit të 14 qershorit 1920, njoftonte në titullin kryesor:
“Esat Pasha, kryetar i qeverisë së Shqipërisë, është vrarë, dje [më 13 qershor 1920], në Paris”. Paris, 2014. Atë vit Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale i Serbisë (aktualisht, Ministër i Mbrojtjes), Aleksandar Vulin, më 13 nëntor 2014, bëri homazhe dhe vendosi lule në varrin e Esat Pashës:
“Serbia i kujton heronjtë e saj por Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe ne nuk do ta harrojmë Esat Pashën i cili në momentet më të vështira ishte përkrah nesh. Esat Pasha ishte mik i serbëve, padrejtësisht i harruar dhe i anatemuar nga historia, qoftë edhe e jona. Esat Pasha është shembull se si shqiptarët dhe serbët do të duhet të bashkëpunonin, rruga e tij ishte rruga e mirëkuptimit e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ai ishte shqiptar që i donte serbët për këtë arsye nuk bën të harrohet”./TH.M/