Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë gjatë ditës së sotme kanë mbajtur mbledhjen e shtatë në radhë të dy qeverive në qytetin e Elbasanit.
Në këtë mbledhje nga kabinetet e të dyja shteteve u nënshkruajtën 13 marrëveshje.
Marrëveshjet e nënshkruara i keni si më poshtë:
Rama: Bashkëpunimi me Kosovën ka marrë një ritëm të ri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Kosovës, tha se me nënshkrimin e marrëveshjeve të reja, bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri ka marrë një ritëm të ri.
Në një konferencë për medie, Rama tregoi në detaje marrëveshjet e arritura.
Rama: Kemi arritur marrëveshje konkrete me Qeverinë e Kosovës
“Kemi firmosur një sërë marrëveshjesh konkrete ku pa dashur të marrë kohë më tepër do të nënvizoj marrëveshjen për studimin e fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Të dy qeveritë kanë përafruar në buxhetin e vitit 2022 një fond dhe dy ministritë kanë dakorduar ekipin e përbashkët të punës në ndërkohë. Po ashtu dua të nënvizoj marrëveshjen që qon në një nivel të ri bashkëpunimin doganor. Një kërkesë legjitime e kahershme e kohës, eksportuese dhe importuese po ashtu edhe ekonomitë tona do të kenë përfitimin e tyre. Më tutje nënvizoj se eliminimi i gjitha procedurave të dyfishta është objektivi ynë në gjithë sektorët dhe në rastin konkret krijimi i një manuali të ri në Durrës është ngritja në një nivel tjetër i lëvizjes së lirë në raport me procedurat doganore. E treta që është lajm i mirë për dy anët është se është dakorduar krijimi i një lehtësimi të ri doganor në kufi që mos të krijohen radhë të gjata për kontrolle të dyfshita”, tha ai.
Rama tha se një pjesë e marrëveshjeve të arritura më herët kanë gjetur zbatim, por për disa të tjera po ka pengesa burokratike.
Rama: Implementimi i disa marrëveshjeve po has në pengesa burokratike
“Dua ta falënderojë të gjithë skuadrën e Kosovës, Albin personalisht për ritmin e ri që ka marrë ky proces. Një pjesë e marrëveshjeve janë zbatuar, disa janë në zbatim, por problematika nga niveli i lartë në nivel administrate është burokratik”, tha Rama.
Krahas kësaj, kryeministri shqiptar tha se duhet të ngritët një rrjet i përbashkët konsullorë.
Rama: Kemi shtrirë rrjetin e shërbimeve konsullore të përbashkëta
“Kemi shtrirë sa më shumë rrjetin e shërbimeve konsullore të përbashkëta. Duke u bazuar më disa shembuj pozitiv, duam të krijojmë sa më shumë hapësira të përbashkëta për shërbime konsullore për t’iu dhënë qytetarëve një adresë dhe për të larguar shpenzimet”, tha ai.
Krijimin e sekretariatit koordinues për zbatimin e marrëveshjeve, Rama e konsideroi si një hap që do të sjellë përshpejtimin e të gjithë hapave të tjerë.
Rama: Sekretariati koordinues sjellë përshpejtim të të gjithë hapave tjerë
“Mos mendoni që sekretariati është një mekanizëm që e shpikëm sot. Ka qenë kërkesë e punës kaherë që nuk është bërë asnjëherë. Por sot kemi sekretariatin, sot e formalizuam, por koordinatorin e kemi në punë qysh kur ishim në Prishtine”, theksoi ai.
Kjo është mbledhja e shtatë e dy qeverive.
“Është debat i hapur mes meje dhe Albinit”, Rama flet për Ballkanin e Hapur, bën krahasimin interesant të dy shteteve me shqiponjën
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti po mbajnë konferencë të përbashkët për media, pas mbledhjes së 7-të të qeverisë së përbashkët në mes të dyja vendeve.
Ata u pyetën edhe për Ballkanin e Hapur, derisa Rama deklaroi se mendimi që ka për të nuk është pengesë që Kosova dhe Shqipëria t’i forcojnë marrëdhëniet.
Ai krahasoi shtetet shqiptare me shqiponjën dykrenare që kokat shohin në drejtime të ndryshme.
“Mendimi im për Serbinë nuk është sekret dhe nuk ka ndryshuar. Sa i përket Ballkanit të hapur kemi sigurisht 2 qasje të ndryshme por ana tjetër duhet edhe ju edhe të gjithë të mësohen me faktin se mund të mos mendojmë njësoj për të gjitha gjërat por kjo nuk mund të na pengojë të bëjmë gjëra të përbashkëta për vende tona. Këto opinione të ndryshme për Ballkanin e hapur nuk përbëjnë asnjë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh dhe nëse do më lejoni t’i referohem shqiponjës me dy koka është një trup i vetëm kur njëra kokë sheh nga njëra anë dhe tjetra nga ana tjetër por trupi qëndron drejtë, që do të thotë shqiponja është e informuar në 36- shkallë. Mos keni dyshim që shqiponja mund të kapet në befasi pasi i sheh gjërat nga të dyja anët, mos të keni asnjë shqetësim për këtë. Është e rëndësishme që në këtë periudhë jemi shqiponjë me dy koka, por kur të vijë dita të jemi me një kokë, është rreziku që ta hamë veten”, u shpreh Rama.
Ai tha se me Kurtin ka një debat të hapur për Ballkanin e Hapur dhe tha se me të nuk mund të jenë të gjitha debatet e mbyllura.
“Për Ballkanin e hapur është një debat i hapur mes meje dhe Albinit dhe kurrë mos pritni që ne të kemi debate të mbyllura pasi atëherë i bie t’i ndërrojmë emrat dhe nuk mund të mendojmë njësoj”, tha ai./BS/
Kurti i thotë Ramës: Na duhet edhe dielli edhe shiu për “të mbjellat tona”
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, është shprehur se është e rëndësishme që 13 marrëveshjet e nënshkruara mes qeverive të nisin që të zbatohen plotësisht dhe pak nga pak të bëhen reale.
Në fjalën e tij kryeministri i Kosovës ka thënë se vendet duhet të punojnë fortë dhe për zbatimin e planeve dhe marrëvesjeve të përbashkëta duhet edhe diell edhe shi.
“I dashur Edi ne po mbjellim së bashku, dhe do të na duhet edhe diell edhe shi, që të vjelim frytet për qytetarët tanë. Jam i gëzuar për mbledhjen e 7-të mes dy qeverive tona, kemi nënshkruar 13 marrëveshje sot, duke e rritur më tej bashkëpunimin për më shumë drejtësi, zhvillim dhe mirëqënie.
Janë marrëveshje sa me rëndësi ekonomike po aq edhe historike, është jetësimi i ëndrrës së shqiptarëve për të qenë krenarë në vendin e tyre. Sa më të integruar të jemi aq më mirë do të jetë për qytetarët, dhe aq më të bindur do të jenë ata për ta ndërtuar jetën në vendin e tyre. Gjatë ditës së sotme, në forumin e biznesit do të diskutojmë për veprime konkrete”, u shpreh Kurti.
***
Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy qeverive, dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti kanë dalë në një konferencë të përbashkët duke pasqyruar dhe vullnetin e përbashkët për zbatimin konkret të tyre.
Mbledhja e shtatë mes dy qeverive, por e para si Albin Kurtin kryeministër, ka dhuruar edhe “fërkime” të vogla mes dy kryeministrave, por që në fund të dy kanë shprehur qëllimin e mirë për të zbatuar marrëveshjet.
“Kemi hedhur pikat e takimit, kemi firmosur një sërë marrëveshjesh shumë konkrete. Kemi nisur menjëherë nga puna për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, kjo është e rëndësishme për t’u nënvizuar, që të dy qeveritë kanë parashikuar një fond për këtë qëllim në buxhetin e vitit të ardhshëm, të dy ministritë kanë dakordësuar për ngritjen ekipit të përbashkët ndërkohë”, tha Rama.
Ai shtoi se edhe “synimi i Albinit dhe i imi për të shtrirë sa më shumë rrjetin e shërbimeve konsullore të përbashkëta, duke u bazuar në modelet pozitive si Milano dhe Mynihun”.
“Më lejoni ta falendëroj sinqerisht të giithë skuadrën e Kosovës, Albinin personalisht, për ritmin e ri që ka marrë ky bashkëpunim. Problematikja nga niveli i lartë politik i vendimmarrës i qeverisës në nivelin e zbatimit të administratës është një praktikë bllokuese. Krijimi i seketariati për dy qeveritë, si mekanizëm i ri funksional e që raporton e orientohet nga zyra e dy kryeministrave, e që informon zyrat për problematikë që ka nevojë për ndërhyrje të dy kryeministrave është një hap që besoj se do ta shtyjë më tej zbatimin e marrëveshjen. Albin miku im mundimin për të ardhur deri këtu, do të kishim dashur dhe të prisnin me diell, nuk ia dolëm, mbase ky shi që vazhdon e nuk pushon besoj se është ogur i mirë për bereqet për ndërvperimin e gjithë hapësirës së dy shteteve, duke e kthyer kufirin në një formaliteti në atë që na përcakton si dy shtete të ndryshme, e jo si një mur mes dy vendeve”, tha Rama.
Kurti zotohet për zbatimin e 13 marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, ka thënë se 13 marrëveshjet e arritura do ta rrisin bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Kurti në një konferencë për medie, Kurti tha se sa më të integruar të jenë dy qeveritë, aq më mirë do të jetë për qytetarët në dy vendet.
Kreu qeveritar, në Elbasan të Shqipërisë u zotua se do të jap maksimumin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.